JOQ Albania
Home

Trump promovoi ilaçin e malaries kundër Covid-19/ Ekspertët: Mund të rezultojë vrasës!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/05/2020 13:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë Presidenti Trump tha se po merrte hidroksiklorokuinë për të luftuar Covid-19.

Por studimet kanë zbuluar se në të vërtetë ilaçi që përdoret për kurimin e malaries, mund të rezultojë vrasës për pacientërt me koronavirus.

Trump tha se po merrte ilaçin, pavarësisht se zyrtarët e shëndetit publik paralajmëruan se kjo mund të shkaktojë probleme në zemër, ai e ka promovuar në mënyrë të përsëritur ilaçin, kundër këshillave mjekësore.

Hydroksiklorokuina është e sigurt për malarien, dhe kushte të tilla si lupus ose artrit, por asnjë provë klinike nuk ka rekomanduar përdorimin e saj kundër koronavirusit.

Studimi i Lancet përfshiu 96,000 pacientë me koronavirus, afro 15,000 prej të cilëve iu dha hidroksiklorokuina, ose një formë e lidhur me klorokuinën, qoftë vetëm ose me një antibiotik.

Rezultatet treguan se pacientët kishin më shumë të ngjarë të vdisnin dhe të kishin komplikime të ritmit të zemrës, sesa pacientët e tjerë Covid në një grup krahasimi.

Studiuesit paralajmëruan që hidroksilklorina nuk duhet të përdoret jashtë provave klinike.

Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania