JOQ Albania
Home

Studimi: Njerëzit e prekur për herë të dytë me Koronavirus, nuk janë ngjitës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/05/2020 12:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pacientët që rezultojnë pozitivë me koronavirus, pas rikuperimit nuk janë ngjitës, zbulon një studim i ri.

Studiuesit nga Qendra e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, morën në studim 285 të mbijetuar, të cilët testuan pozitivisht pasi testet e mëparshme thanë se ishin negative.

Asnjë nga 790 personat me të cilët pacientët ranë në kontakt, nuk u gjet se ishin të infektuar me Covid-19.

Ekipi thotë se gjetjet janë një shenjë se disa zona mund të jenë më të sigurta për t'u rihapur, sesa besohej më parë.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se mostrat e virusit të mbledhura nga pacientët të cilët testuan pozitivë për herë të dytë, nuk mund të rriten në kushtet laboratorike.

Kjo sugjeron që pacientët nuk ishin ri-infektuar, por përkundrazi që ata po shpërndanin grimca të vdekura të virusit.

Rezultatet kanë shuar frikën që ishte përhapur, pasi autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut ngritën alarmin muajin e kaluar mbi dhjetëra pacientë të rikuperuar që testonin përsëri pozitivisht për virusin.

Që nga e marta, më shumë se 400 njerëz kanë rikonfirmuar rastet e virusit, sipas të dhënave zyrtare.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania