JOQ Albania
Home

“Do vish me mua për 10.000 euro?”/ Kejvinës “i shpërthen” inbox-i nga ofertat për s*ks, reagon ish-velina
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/05/2020 12:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-velina Kejvina Kthella është kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes pas lidhjes së re me Dj Seven pas ndarjes nga Redjan Rraja.

Fjalët e dala për lidhjen e re kanë nxitur shumë ndjekës të saj në Instagram ta provokojnë me oferta të majme për të fjetur një natë me të.

Ndërsa po ashtu u publikua edhe një foto e bisedave të saj ku bisedonte me një mashkull për të shkuar me të për 5000 euro natën çfarë ish-velina e ka mohuar duke thënë se ishin biseda të modifikuara në një program.

Ish-velina ka degjeneruar publikisht në Instagram personat që i bënë oferta me lekë për të kaluar një natë me të.

Fakti që je një mizë dhe mizat dihet se çfarë hajnë dhe ku rrinë nuk do të thotë që unë të lejoj ty të përdorësh emrin tim për disa folloëersa ose klikime lajmesh. Egziston një program që quhet ‘prankgram’ që mund të huazojë identitetin për pak caste me qëllim keqadashëse por të pa përfillshme nga nji njeri që ka 2 pare mend për të kuptuar që ato mesazhe dhe fotot janë fake dhe më fake se personi që qëndron mbrapa tyre. Në qoftëse ndonjë njeri zotëron mesazhe ose fakte diskriminuese kundrejt meje ju ftoj tmi dërgoni me screen record ku i keni kto mesazhe me emrin dhe profilin tim të vërtetë. Deri atëher ju ftoj të gjeni një punë më të mirë për të bërë sepse Kejvina Kthella nuk bën pazare as shitje blerje. Do gjë që e kam arritur e kam arritur me zotësinë time dhe kush me njeh e di këtë gjë. Doja të sqaroja sepse shoh që abuzohet se tepërmi me femrat shqiptare dhe i kategorizojnë ato si sende që mund të blihen dhe shiten. Unë përsa kohë të jem gjallë sdo i lejoj dhe s’kam për ti lejuar këto vemje të ngrejnë krye mbi dinjitetin tim.