JOQ Albania
Home

Kaos në Premier League para fillimit të kampionatit, dy futbollistë futen në izolim
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/05/2020 11:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata te klubi i Premier Leagues, Watford, vazhdon të jetë e komplikuar me rastet e koronavirusit, në një kohë kur skuadra po përgatitet për rifillimin e kampionatit.

Trajneri i ekipit, Nigel Pearson, ka zbuluar se dy lojtarë të tjerë janë detyruar të izolohen sepse anëtarët e familjeve të tyre kanë dalë pozitiv në koronavirus.

Klubet e Premier leagues janë rikthyer në stërvitje në grupe të vogla këtë javë, megjithëse te Watford situata qëndron më e komplikuar, Te Watford fillimisht kanë dalë tre persona të infektuar me COVID-19, duke përfshirë një futbollist dhe dy anëtarë stafi.

Nigel Pearson tha:

Ne nuk kemi në dispozicion disa lojtarë për arsye të ndryshme, Një lojtar mungon pasi rezultoi pozitiv, ndërsady tjerë kanë pasur kontakt të ngushtë me dikë te infektuar. Edhe pse testet e tyre janë kthyer negativisht, ne kemi vendosur që lojtarët të mos përfshihen. Kjo tregon për komplikimet që kemi, por nuk kam ndërmend të zbuloj emra”.