JOQ Albania
Home

Seria A zbret në fushë, bëhet gati edhe protokolli i ri i ndeshjeve
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/05/2020 10:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri italian i sportit, Vicenzo Spadafora, është optimist për vazhdimin e Serie A.

Prej disa ditësh, lojtarët janë rikthyer në qendrat stërvitore dhe nga e hëna do të fillojnë stërvitjet në grup, me vendimin përfundimtar për vazhdimin e kampionatit që do të merret më 28 maj.

Ka optimizëm të madh për vazhdimin e sezonit, sidomos pas arritjes së marrëveshjes për protokollin me komitetit shkencor dhe FIGC.

Spadofora u shpreh:

Unë jam optimist. Futbolli nuk mund të ndalet nëse gjithçka tjetër kthehet në jetë. Është pasioni dhe jeta e gjithë italianëve. Unë as që dua të imagjinoj se ku do të ishim pa futboll. Ne kemi lëshuar një protokoll që lejon stërvitjen në grup, shpresoj se Serie A do të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Protokolli i më hershëm parashikonte izolim të gjithë skuadrës nëse njëri prej futbollistëve del pozitiv, por me marrëveshjen e re, në izolim do të shkojë vetëm lojtari që është prekur nga koronavirusi.

Ministri vazhdoi:

Nëse gjatë stërvitjes ndodh një rast me koronavirus, lojtari duhet të largohet urgjent në izolim. I gjithë ekipi do të shkojë për testim menjëherë, testime do të ketë çdo 48 orë për 14 ditët e ardhshme. Klubet duhet të sigurojnë një listë të personave që mund të marrin pjesë në stërvitje.

Kujtojmë që 13 qershori shihet si data për rifillimin e Serisë A, por deri në këto momente nuk e kemi si datë zyrtare.