JOQ Albania
Home

Shkoi në mal për të mbledhur bimë medicinale dhe nuk u kthye më, 100 veta në kërkim të 18-vjeçarit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/05/2020 10:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ardian Pali është 18-vjeçari i cili ka humbur kontaktet me familjen prej tre ditësh, ai ka dalë në bjeshkët e Korabit për të grumbulluar bimë medicionale dhe nuk është kthyer më. Ndërsa bëhet fjalë për bjeshkët në pjesë maqedonase të kufitit.

Shumë banorë të fshatrave të ndryshme prej 3 ditësh janë në kërkim të të riut edhe ditën e sotme janë angazhuar rreth 100 banorë për gjetjen e 18 vjeçarit ndërsa mësohet se zona është e populluar me kafshë të egra.

Pas një lajmi të gabuar nga vet familjarët për gjetjen e djalit të humbur Ardian Zabit Pali, vazhdojnë edhe sot kërkimet në dy anët e Korabit. Mbi 100 vëllezër nga fshatrat Fush Çidhën, Shumbat, Venisht, Dypjak e Radomirë janë angazhuar për ta gjetur. Familja Pali ju kërkon ndjesë për lajmin e gabuar dhe ju falenderon për cdo ndihmë që po jepni!