JOQ Albania
Home

“S’keni guxim të përballeni me kërcënimet e Shejtanit në pushtet, bravo i qoftë Edverit që ju mbylli derën e xhamisë për Bajram”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23/05/2020 2:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga Altin Goxhaj

PËR ATA QË PRETENDOJNË SE JANË BESIMTARË PRAKTIKANTË MUSLIMANË:

JU NUK JENI MUSLIMANË POR SKLLEVËR DHE SERVILË QË NUK E MERITONI ZOTIN QË PRETENDONI SE ADHURONI!

Tani që të jemi të sinqertë dhe të mos i mbesë hatri kurrkujt sdms miqve të mi musliman: BRAVO I QOFTË EDVERIT QË JU MBYLLI SOT DERËN E XHAMIVE SI ENVERI PËR TË MOS FESTUAR PËR HERË TË PARË FITER BAJRAMIN KËTË TË DJELË PAS 30 VJETËSH!

Përderisa juve ju janë tharë duart dhe këmbët, nuk e meritoni dhe Zoti i Madh nuk ka nevojë për adhurimin Tuaj dhe ju nuk e meritoni faljen e Tij!

Kur nuk jeni të zotët e vetes dhe nuk i merrni me hu plehrat që ju drejtojnë Komunitetin duke u sjellë si shërbëtorë të EDvErit dhe jo të Zotit, kurrë mos ju lënshin të faleni dhe festoni!

Zoti do dhe kujdeset për njerëzit e lirë që u ka fal mëndje dhe zemër! Ns jeni skllevër në shpirt, kokën hëngshi!

Kur nuk keni guxim të përballeni me palo kërcënimet e Shejtanit në Pushtet, bir të denjë të Baba Shejtanit që mbylli dhe shkatërroi Xhamia dhe Kisha 52 vjet më parë, dyshoj se Zoti do ju falë!!!

Unë e di që u përballa dhe s'pyeta asnjë ditë në 3 muaj me radhë dhe ja ku jam dhe shpresoj se Zoti do ma vlerësojë atë pakëz guxim modest krejt modest përballë guximit të vërtetë të atyre pak trimave të vërtetë që u përballën me komunizmin në Shqipëri për 45 vjet dhe trimave kosovarë që u përballën me Serbin!

Ndërsa ju keni frikë të përballeni me një palo pisanjos Surreli!

Të Djelën do uroj veç muslimanët e vërtetë, dmth trimat jo delet! Natën!