JOQ Albania
Home

“Kokë” e grupit kriminal që trafikonte klandestinë drejt Britanisë, burg për 36-vjeçarin shqiptar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23/05/2020 1:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar, i cili ishte kreu i një grupi kriminal që merrej me trafikim klandestinësh drejt Britanisë së Madhe, është dënuar nga drejtësia britanike.

Prestigjozja "Daily Mail", shkruan se 36-vjeçari, Vladimir Bardoshi ishte anëtari i tretë i një grupi trafikantësh, i cili u dënua me 9 vjet burg të martën e kësaj jave nga Gjykata e Kurorës në Canterbury.

36-vjeçari ishte pjesë e një rrjeti trafikantësh që transportonin migrantë të paligjshëm nga Franca drejt Britanisë me gomone.

Si funksiononte banda?

Bardoshi bashkëpunonte me dy shqiptarë të tjerë, Feim Vata, 38-vjeç, dhe Xhemal Baco, 26-vjeç,. të cilët u dënuan me 8 vjet burg secili në vitin 2018.

Ata udhëtonin përmes kanalit anglez gjatë natës dhe i linin emigrantët pranë Deal-it në Kent.

Puna për kapjen e Bardoshit ka qenë më e vështirë. Ai u kap në Spanjë në muajin janar dhe u ekstradua drejt Britanisë së Madhe.

Muajin e kaluar ai u shpall fajtor për shkeljen e ligjit të emigracionit nga një shtetas jo i BE-së.

Dyshohet se dy bashkëpunëtorët e shqiptarit, Baco e Vata, përdornin identitete të rreme për të blerë gomone, pasi e braktisnin çdo mjet lundrues pasi përfundonin trafikimin.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania