JOQ Albania
Home

Shembja e Teatrit, prek aktori Neritan Liçaj: Një pjesë e imja ka mbetur nën rrënoja
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23/05/2020 0:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktori i njohur, Neritan Liçaj, i njohur si një nga zërat më të fuqishëm kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ka qenë i ftuar mbrëmjen e së premtes në "Zonë e Lirë".

Liçaj tregoi se si ndjehet disa ditë pas shembjes së pabesë dhe midis dhunës policore të godinës së Teatrit.

Ai theksoi se një pjesë e tij ka mbetur nën rrënoja, ndërsa shtoi se e gjithë ajo që ndodhi ishte shumë brutale.

Aktori u shpreh:

Janë shumë të ndërthurura të gjitha bashkë, një pjesë e imja ka mbetur nën rrënoja. Pjesa tjetër jam krenar që luftuam deri në fund. Ishte shumë brutale e gjitha, jo si aksion e policisë. Kjo është diktat. I qetë nuk do jem kurrë, gjithë ditën do më shoqërojë. I fundit që ka dalë nga Teatri isha unë dhe një aktore tjetër. Ai Teatër u mbyll me një aktor që doli prej tij.