JOQ Albania
Home

“Shpullat s’dhanë efekt”/ Nëna mizore detyron të birin 10-vjeçar të shkojë në shkollë me fustan si dënim
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23/05/2020 0:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë mizore bleu një fustan për të turpëruar djalin e saj, të cilin e detyroi ta vishte në shkollë.

26-vjeçarja, Destini Woodruff, me profesion oficere policie, pranoi aktet e dhunës ndaj të birit. Ajo u arrestua nga policia në fillim të këtij muaji, ndërsa u justifikua për aktin e saj se "shpullat nuk dhanë efekt sa duhet" ndaj djalit të saj.

Kështu që ajo, së bashku me bashkëshortin e saj, John Wesley Woodruff, akuzohen se e kanë dhunuar edhe fizikisht djalin e mitur, aq sa ai vijonte të kishte shenja mavijosje në trup edhe disa ditë më pas. John dhe Destiny kishin nga një fëmijë secili nga marrëdhëniet e tyre të mëparshme. I mituri ishte djali i Destini, ndërsa John ka një vajzë.

Buri akuzohet se e kapi të birin 10-vjeç për qafe dhe e ngriti në ajër. Çifti i policëve punojnë në Departamentin e Policisë Metropolitane në Las Vegas.

Destini Woodruff thuhet se ka pohuar se ajo e kishte rrahur djalin e saj për ta ndëshkuar për ngacmimin e motrës së tij të vogël, e cila është 2-3 vjeçe.

Ngjarja është denoncuar nga babai biologjik i fëmijës, i cili ishte ndarë nga Destini disa vite më parë, pasi vuri shenjat e dhunës në trupin e të birit.

Testet dhe ekzaminimet e kryera mbi djalin nga spitali zbuluan dhunën e uhstruar ndaj tij, ndërsa çifti i policëve akuzohen për abuzim fëmijësh.

Ata janë liruar me kusht deri në seancën ardhshme gjyqësore.

Burimi: Metro|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania