JOQ Albania
Home

Koronavirusi hap krahun, një tjetër kampionat i njohur europian rifillon futbollin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/05/2020 22:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koronavirusi vazhdon kudo nëpër botë, por jo me ritmet e mëparshme, kështu që normaliteti në futboll javë pas jave po kthehet aty ku ishte.

Gjermania ishte e para ndër top 5 ligat kryesore që çeli rinisjen e sezonit pas pandemisë së Covid-19, ndërsa të njëjtën gjë kanë ndjekur shumë shtete të tjera.

Vendi i radhës që ka zyrtarizuar rikthimin e futbollit është Portugalia.

Federata e vendit luzitan sheh javën e parë të qershorit si pikënisjen e ndeshjeve, ndërsa skuadrat kanë vijuar stërvitjen për t’u rikthyer në gjendje optimale.

Duket se ndalesa për më shumë se 2 muaj do të marrë fund, me Qeveritë e vendeve që po japin dritën jeshile për sportin.