JOQ Albania
Home

Pedagogu paralajmëron SPAK-un: Po përgatitemi për tubim madhështor
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/05/2020 21:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në fjalën e tij në protestën e sotme, pedagogu Ervin Goci ka deklaruar se në Durrës janë mbledhur 6 mijë firma për peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend dhe me të njëjtën arkitekturë.

Goci tha:

Nesër do të zhvendosen në Shkodër dhe më tej në shumë qytete të tjera për të firmosur peticionin.

Ndër të tjera pedagogu. paralajmëroi se aleanca po përgatitet për një tubim të madh dhe duke paralajmëruar SPAK-un Goci shtoi se protestat e ardhshme do të shkaktojnë përplasje civile.

Ai shtoi:

Po përgatitemi për një tubim madhështor për themelet e teatrit dhe kësaj republike, filozofia e sheshit. SPAK të bëjë punën se kjo do të shkaktojë përplasje civile.