JOQ Albania
Home

Tubimi në Durrës, procedohen penalisht regjisori Robert Budina dhe Ferdinant Xhaferri
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/05/2020 20:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Regjisori Robert Budina dhe kryetar i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferri janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Durrësit, pas tubimit që u zhvillua pasditen e sotme në këtë qytet, ku artistët dhe aktorët kërkuan mbështetjen e qytetarëve për firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R.B., 56 vjeç; F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Policia sqaron se:

Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një protestë pasditen e sotme përpara Pallatit të Kulturës në Durrës, ku dhjetra qytetarë firmosën peticionin.

Regjisori Robert Budina kërkoi mbështetjen e komunitetit dhe sensibilizimin e tyre për krimin që kreu qeveria haptazi.

Ai tha:

Nuk kemi çfarë të bëjmë më ndryshe, na ngeli vetëm të luftojmë, kam ndenjur 2 vjet e 3 muaj që t’i frymëzoj njerëzit që forca është fjala, fuqia është mençuria e mendjes, meqë të tjerët nuk përgjigjen unë duhet të konvertohem me një ushtar. Po sensibilizojmë komunitetin, po kërkojmë interpelancë në paralment, për krimin që kreu qeveria hapur fare. Është një luftë e madhe, duhet të sillemi si qytetarë. Është koha për kërkim llogarie për veprim demokratik se pse deshën të vrisnin artistët. Do të detyroheni të bëheni si çeta të vogla që gjithsecili të mbrojë shtëpinë e tij.

Ndërsa, regjisori tjetër Edmond Budina, tha se do të zhvillohet një tur sensibilizues në mbarë vendin që të vritet frika e krijuar nga dhuna e pushtetit.

Budina u shpreh:

Do të fillojmë një tur në të gjithë qytetet e Shqipërisë për të sensibilizuar qytetarët, të vrasin frikën sepse dhuna e pushtetit është e jashtëzakonshme. ai parlament që merret me individë dhe nuk merret me probleme të popullit duhet të përpiqemi që kultura do të vidhet në krye të politikës. Presidenti i Republikës tha se nëse populli ngrihet ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë.