JOQ Albania
Home

Tragjike/ Ra nga 15 metra lartësi teksa punonte, vdes në vend 48-vjeçari shqiptar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/05/2020 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës.

Mediat italiane shkruajnë se 48-vjeçari shqiptar ra nga skela teksa ishte duke punuar në Scandicci.

Incidenti fatal ndodhi gjatë restaurimit të fasadës së një apartamenti, ku i ndjeri ra nga skela në rrethana ende të paqarta dhe ndërroi jetë në vend nga plagët e marra.

Menjëherë ndërhyri ambulanca, policia bashkiake dhe karabinierët, por për fat të keq ai vdiq në vend, pasi ra nga një lartësi prej të paktën 15 metrash.

Sipas informacionit paraprake, ai ka punuar për një kompani ndërtimi në San Miniato, në provincën e Pizës.

Në lidhje me lajmin e hidhur reagoi edhe kryebashkiaku Sandro Fallani, i cili përmes një postimi në "Facebook", shkroi:

Një lajm i tmerrshëm! Jemi prekur thellësisht si njerëz dhe si komunitet. Jemi të tronditur dhe të trishtuar në lidhje me atë se si njerëzit mund të vdesin në vendin e punës. Sot është një ditë shumë e trishtë për Scandicci-n.

Burimi: Firenze Today|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania