JOQ Albania
Home

Mourinho tregon për herë të parë pas 10 vitesh çfarë i pëshpëriti Guardiolës në ndeshjen historike
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/05/2020 17:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot është një ditë e shënuar për gjithë tifozët e Interit, pasi si sot dhjetë vjet më parë, ekipi zikaltër kompletoi sezonin më të suksesshëm në histori të klubit, duke fituar tripletën e famshme.

Padyshim që qershia mbi tortë ishte Champions League. Por, para arritjes në finale, Interi që drejtohej nga Jose Mourinho, kishte të bënte me Barcelonën e Pep Guardiolas.

Barcelona e asaj kohe, cilësohej si skuadra më e mirë në botë, por që nuk ia doli të ndalte Interin drejt triumfit historik. Ndeshja e dytë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në ‘Camp Nou’ ishte vërtetë emocionuese.

Pep Guardiola, në një moment të ndeshjes fton nga stoli Zlatan Ibrahimovicin dhe Jose Mourinho vendosi t’i afrohej dyshes për t’iu thënë diçka. Dhjetë vjet pas, Mourinho ka treguar se çfarë i tha Guardiolas dhe Ibrahimovicit, atë natë në ‘Camp Nou’.

Mou tregon:

Unë isha afër vendit ku po rrokullisej Busquets, ndërsa Motta doli me të kuq. Nga këndi i syrit tim, vura re se bankina e Barcelonës po festonte përjashtimin e lojtarit tonë si një kalim në finale. Unë shkova drejt tyre për t’iu thënë diçka, por pashë që Guardiola kishte ftuar Ibrahimovicin për një konsultim. Unë u afrova te Pep dhe thjesht i pëshpërita: “Mos festo sepse ende nuk ka mbaruar”.

Dhe në fund, Mourinho pati të drejtë, pasi festoi Interi, duke shkuar në finale dhe duke fituar titullin që mungonte prej 45 vitesh.