JOQ Albania
Home

Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga dhe përplas keq dy çiklistët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 22/05/2020 18:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm para pak momentesh tek nënkalimi në Sauk të Vjetër në Tiranë.

Një makinë ka përplasur dy çiklistë të cilët sipas një qytetari të pranishëm në vendin e ngjarjes u shoqëruan me ambulancë drejt Spitalit Ushtarak ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje pasi janë dërguar të plagosurit në spital.

Sipas qytetarit, makina ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy çiklistët ndërsa drejtues i saj ishte një burrë më shumë se 60 vjeç. Makina e drejtuar prej tij ishte një Peugot gri.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

Pershendetje Aksident para 20 min te nenkalimi ne Sauk te Vjeter. Makina preplasi 2 cikliste u shoqeruan ne drejtim te spitalit ushtarak policia erdhi ne vendngjarje pasi te aksidentuarit ishin mare nga ambulancat. Duket shenja se makina ka dal nga rruga. Ishte Peugeot gri. Duket dhe ne foto e video e drejtuar nga nje person + 60 vjec.