JOQ Albania
Home

Hapi lajmin se emisioni nuk do shfaqet më, Altin Basha-Jul Dedës: E ke fiksim “Portokallinë”, por ne nuk lëvizim nga TCH
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 22/05/2020 16:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para disa ditësh në portalin “Juda.al” të aktorit të “Klanifornias”, Julian Deda u publikua lajmi sikur emisioni më i ndjekur i humorit në vend, “Portokolli” nuk do transmetohet më në “Top Channel”.

Pavarësisht se nuk kishte asnjë provë që vërtetonte lajmin, ai u mor dhe u shpërnda edhe në portale të tjera. Reagim të menjëhershëm ka patur nga regjizori ikonik i Portokallisë, Altin Basha i cili ka hedhur poshtë zërat.

Madje ai ka ironizuar aktorin Jul Deda duke thënë se “pavarësisht se punon diku tjetër, mendjen e ka tek Portokallia”.

Në një prononcim për gazetën “Panorma” Altin Basha ka treguar se edhe pse ofertat nga televizionet e tjera nuk mungojnë, trupa e “Portokallisë” do të vazhdojë të jetë pjesë e Top Channel.

Basha ka shpjeguar se zërat kanë qarkulluar pasi ai ka dhënë një intervistë në AbcNews, dhe ku është parë në parkingun e këtij televizioni.

Për çështjen e Teatrit më thërrasin për intervista dhe për prononcime. Më kanë parë që kam parkuar makinën në ABCNews, jam futur dhe kam takuar drejtorin e informacionit.

Pyetje:

Në mediat online është publikuar dhe një emër i ri i Portokallisë, prsh “Mandarinat”?

Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia. E vërteta është se kam shkuar në ABCNews për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me ABCNeës për shkak të thashethemeve që janë përhapur.

Pyetje:

Çdo gjë do vazhdojë siç është pra Portokallia do vazhdojë në Top-Channel?

Po, patjetër, Portokallia vazhdon. Ne jemi në punë, jemi në skenë po bëjmë shfaqje.

Pyetje:

A keni patur oferta nga televizionet e tjera për të spostuar emisionin “Portokalli”?

Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë. Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal. Nuk ka për ne ndonjë çudi, jemi 20 veta, njëherë kontaktohet njëri, njëherë tjetër një aktor tjetër. Madje ne tallemi shpesh herë me këtë gjë. Kjo është e vërteta.