JOQ Albania
Home

Microsoft Solitaire mbush sot 30 vjet që nga krijimi për herë të parë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 15:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çokush që ka përdorur kompjuter, e di fare mirë se për çfarë bëhet fjalë.

Është pikërisht loja me letra që gjendet e instaluar në çdo kompjuter dhe që jo pak herë e kemi kaluar kohën me të.

Loja shpejt u kthye në të preferuarën e punonjësve të mërzitur të zyrës, dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të 'luhen mbi 100 milion duar' në ditë.

Loja virtuale e letrave fillimisht pushtoi ekranet e kompjuterave tanë retro, të dendur, jo të bardha në vitet 1990, dhe pavarësisht se nuk e ndryshuan ose e azhurnuan shumë gjatë viteve, Solitaire akoma luhet nga rreth 35 milion njerëz çdo muaj.

Ajo u përfshi së pari në Windows 3.0, dhe siç duket ishte krijuar për të na mësuar se si të përdorim një maus, sesa si të bëhemi një lojtar i fortë në lojërat me letra.

Mendohet se Solitaire ka të ngjarë të jetë instaluar në më shumë se një miliard njësi në gjithë botën.

Solitaire madje u fut në Sallën e Lojërave Botërore vitin e kaluar, duke u bashkuar me klasikë si Doom, Tetris, World of Warcraft dhe Halo: Combat Evolution.

Në shumë mënyra, ajo ndihmoi në hapjen e tregut të lojërave të rastësishme, që mbetet kaq popullor sot.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania