JOQ Albania
Home

EKSKLUZIVE/ Bashkia la telat e korentit zbuluar, flet gjyshi i 4-vjeçarit që humbi jetën: Po luante në park, e gjetëm të vdekur
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 13:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm në Berat.

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën, për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Vogëlushi është çuar me urgjencë në spital pasi ka qenë ende me shenja jete. Ai ka marrë kujdesin e mjekëve, por nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë parkut të qytetit, në krah të pedonales. Vogëlushi ka prekur një nga telat e dritave të vendosur në tokë nga Bashkia e Beratit. Xhami i dritave ishte thyer dhe Bashkia nuk kishte marrë asnjë masë, duke rrezikuar jetën e shumë fëmijëve që luajnë në park.

Fatkeqësisht nga kjo neglizhencë humbi jetën 4-vjeçari.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe gjyshi i fëmijës. Ekskluzivisht për JOQ ALBANIA ai shprehet se nuk janë ndihmuar fare nga autoritetet dhe po trajtohen keq për shkak të komunitetit të cilit i përkasin.

Ai fajëson bashkinë për vdekjen e nipit të tij dhe bën thirrje që dikush të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike. Gjyshi tregon se fëmija ka qënë duke luajtur në park dhe më pas e kanë gjetur të vdekur.

Ende nuk asnjë reagim nga Bashkia Berat lidhur me ngjarjen e rëndë.

View this post on Instagram

KUSH DO MBAJË PËRGJEGJËSI PËR KËTË KRIM?! Gjaku i një fëmije të mitur sërish nën ndërgjegjen e një kryebashkiaku rilindas! A iu nxihet fytyra këtyre?! Ekskluzive/ Prononcimi i gjyshit të 4-vjeçarit që vdiq pasi ra në kontakt me telat e korentit të lëna të hapura në parkun e bashkisë. “Pershendetje JOQ, shikoni ku arrin papergjegjshmeria e kryetarit te bashkisë se Beratit Ervin Demo i cili me koshience te plote me neglizhencen e tij rrezikon jeten e gjithe femije dhe qytetarve te Beratit te cilet argetohen ne parkun e qytetit. Ky plehre kryetar i ka lene zbuluar dhe pa tokezim te gjitha pocat dhe telat e korentit! Ky eshte nje skandal, ju lutem publikojeni!”

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on