JOQ Albania
Home

Pas kontrollit për hashash ia shtruan me këngë, valle dhe raki, pezullohet shefi i rendit Gramsh me policët
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 7:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e disa efektivëve policie, që këndonin e kërcenin me njëri-tjetrin duke pirë edhe raki u bë virale në mediat sociale. Ata ishin punojës policie të qyteit të Gramshit.

Pas publikimit të asaj videoje, mësohet se është pezulluar shefi i rendit në Gramsh dhe 5 policët e tjerë.

Report Tv raporton se policët pasi kishin mbaruar kontrollin e territorit për kanabis janë takuar me këngëtarin që shihet në video.

Shefi i rendit dhe efektivët ndaluan duke ia marrë këngës dhe valles, teksa njëri prej tyre shihet që I mbush gotat me raki.