JOQ Albania
Home

Kaos në Shkodër/ Vllaznia braktis stërvitjen, kapiteni: Na hoqën edhe bukën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/05/2020 17:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata kaotike në vendin tonë vazhdon. Kriza e koronavirusit po ndihet gjithandej dhe një sektor mjaft i prekur është edhe futbolli, i cili ende nuk ka filluar.

Ekipi i Vllaznisë po kalon një moment mjaft të vështirë pasi futbollistët nuk paguhen prej muajsh.

Lojtarët sot kanë refuzuar të zbresin në stërvitje. Të grumbulluar në fushën e Golemit, pak kilometra larg Shkodrës, ata kanë pritur adminstratorin Suad Licin.

Ky i fundit ka ardhur dhe menjëherë ka nisur të diskutojë për problematikat që ka klubi dhe kërkesat emergjente të futbollistëve, shkruan "Panorama Sport".

Lojtarët janë të vendosur që në rast se nuk marrin rrogat, të mos stërviten më. Kapiteni Gilman Lika deklaroi se lojtarëve u është hequr edhe buka.

Lika tha:

Na kanë hequr edhe ushqimin, e pamundur të luhet futboll në këto kushte.