JOQ Albania
Home

Rrëfimi i çuditshëm i Khabib: Në familjen time janë 20 persona me COVID-19, disa vdiqën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/05/2020 13:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kampioni pamposhtur i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov është duke kaluar momente të vështira në jetën e tij dhe shkak duket se është bërë pandemia e koronavirusit.

Luftëtari rus, në një video në "Instagram" rrëfen sesi virusi ka prekur famijen e tij, madje ai ka humbur dhe persona të dashur nga ky virus famëkeq.

Khabib tregon:

Në rastin tim personal, më shumë se 20 njerëz janë infektuar në familjen time. Të gjithë prej tyre ishin në kujdesin intensiv dhe shumë prej tyre nuk janë më me ne. Ishte shkruar shumë për babanë tim në internet. Aktualisht, ai është në spital dhe në gjendje kritike shkaku i këtij virusi. Ky virus ka goditur zemrën e tij pasi ishte operuar vitin e kaluar. Ai tani ka edhe një operacion tjetër. Babai im është në një situatë shumë të vështirë. E lusim All-llahun që të na e rikthejë.