JOQ Albania
Home

Merr fund karantina për Ronaldon, portugezi i nënshtrohet testit të COVID-19
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/05/2020 10:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Karantina ka përfunduar për Cristiano Ronaldon që pas rikthimit në Itali para 2 javësh.

Ylli i Juventusit pas 14 ditëve të kaluara në izolim në vilën e tij në Torino do të kthehet sot për të stërvitur në qendrën stërvitore të bardhezinjve.

Kujtojmë që sulmuesi portugez nuk është parë në Continassa prej më shumë se dy muaj, që kur ishte larguar për në Madeira më 8 mars menjëherë pas ndeshjes kundër Interit, duke mbetur në Portugali deri më 4 maj.

Ish-lojtari i Real Madridit do të duhet të kryejë tashmë edhe testin e COVID-19 për të nisur më pas zyrtarisht stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit.