JOQ Albania
Home

A do e zhvillojë Liverpooli paradën para tifozëve nëse shpallet kampion i Premier Leagues?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/05/2020 9:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jemi në kohë pandemie dhe grumbullimet me shumë persona janë kategorikisht të ndaluara në ç'do vend të botës. Në Angli po përgatitet rikthimi i futbollit, por sigurisht pa praninë e tifozëve nëpër stadiume.

Rikthimi i kampionatit pritet të ndodhë më 12 qershor, ndërsa kanë mbetur edhe 92 ndeshje për t’u zhvilluar.

Liverpooli ka nevojë vetëm për dy fitore, në mënyrë që të fitojë matematikisht titullin e Premier Leagues pas më shumë se 30 vitesh.

Por a do e zhvillojë Liverpooli paradën para tifozëve kur të shpallet kampion?

Shefi ekzekutiv i i Premier League, Richard Masters ka thënë se do t’i mbështesë planet për paradën e titullit, por gjithsesi duhet parë si do ecë situata e koronavirusit.

Ajo do të ishte një paradë në rrugët e Liverpoolit, ku priten qindra mijëra tifozë për të festuar titullin e kampionit në ligën angleze pas tri dekadash.