JOQ Albania
Home

Tronditëse/ Terroristi do sulmonte “El Classicon” me dron, koronaviorusi parandaloi gjithçka
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/05/2020 8:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej më shumë se 2 muajsh, kampionatet e futbollit në Europë janë pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. I vetmi që rifilloi është Bundesliga gjermane, ndërsa kampionatet e tjera duhet të presin ende.

Së fundmi, një lajm tronditës ka qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle. Policia ka arrestuar një shtetas maroken nën dyshimin se kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë ‘El Clasico-s’ mes Barcelonës dhe Real Madridit, e planifikuar për t’u zhvilluar në muajin prill.

Ai është një 33-vjeçar, i paidentifikuar deri më tani, teksa dyshohet se ka dashur ta bëjë një masakër në stadium, me anë të një droni. Megjithatë, për fatin e mirë, ndeshja nuk u zhvillua për arsye të pandemisë , kështu që plani i tij dështoi.