JOQ Albania
Home

Firma “maskë” e Bashkim Ulaj-t, “kullufit” 2,2 milionë euro në Kolonjë pa garë fare
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18/05/2020 22:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të jesh regjisori i një shfaqjeje shpesh është gjëja më e bukur. Sepse ti je pas kuintave dhe shfaqjen tënde e drejtojnë aktorë që drejtohen nga ty. I tillë duket se është edhe rasti i firmës “4 A-M” SH.P.K. me administrator Ardit Metaliaj, e cila në media shkkruhet se është në fakt firma “maskë” që përdor vetë Bashkim Ulaj për të vazhduar të marrë tendera nga Rilindja.

Kjo kompani e dalë nga hiçi, në mënyrë të pashpjegueshme në periudhën kohore 2012-2020, ka fituar tendera në vlerë rreth 7,444,308,498 lekë të reja me TVSH ose mbi 60 milionë euro! Sado e panjohur të duket në pamje të parë, kjo kompani ka marrë rreth 40% të tenderave “VIP” nga Rama dhe Veliaj, duke përfshirë Kryeministrinë, Kuvendin, Bashkinë Tiranë, UKT, OSHEE, KESH, OST, etj etj. Bazuar në këto fakte, rezulton se Ardit Metaliaj është një “oligark i heshtur” i Rilindjes.

Pikërisht sikur të mos mjaftonin kaq shumë para, kjo firmë sapo ka fituar një tender të ri me vlerë rreth 2,2 milionë euro nga Bashkia Kolonjë me objekt “Rikonstruksion i rrjetit të brëndshëm dhe të jashtëm të furnizimit me ujë të qytetit të Leskovikut”. Tenderi është bërë publik vetëm një javë më parë, ndërsa është publikuar ditën e sotme në buletinin përkatës. Por nëse shikon formularin e njoftimit të fituesit, vëren se pjesëmarëse në procedurë ka qenë vetëm 1 kompani, pa asnjë konkurrent tjetër! Tenderin e ka fituar bashkimi i operatorëve “Arkonstudio” Shpk dhe “4 A-M” Shpk.

Shikohet se kujdes i veçantë është bërë që si emër i parë i fituesit të shënohet kompania “Arkonstudio” në mënyrë që emri i “ 4 A-M” të bjerë në sy sa më pak gjatë një kërkimi rutinë në të dhënat publike. Përshembull, nëse klikon direkt në të dhënat kryesore të tenderit, të shfaqet si fitues vetëm emri i “Arkonstudio” Shpk. Ndëra emri i dytë “ 4 A-M” Shpk dhe që mendohet se është edhe fituesi real i tenderit, shfaqet vetëm nëse hulumton formularin e njoftimit të fituesit.

Kështu firma “maskë” e Bashkim Ulaj-t “kullufit” një tjetër tender pa garë prej miliona eurosh dhe ju vazhdoni të rrini në kafe. Hajde gëzuar!