JOQ Albania
Home

Trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Elbasan, qytetari: Kanë vendosur tre postblloqe, s’lejojnë askënd të kalojë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/05/2020 12:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria është zgjuar sot me masa të reja përsa i përket përhapjes së koronavirusit.

Autorizimet për lëvizjet e personave dhe automjeteve janë hequr në të gjithë vendin, ndërkohë që fasha e orarit në zonat e kuqe do të zgjatet deri në orën 21:00.

Ndërkohë, heqja e kufizimeve ka bërë që në autostradën Tiranë-Elbasan të krijohet trafik kilometrik.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur edhe disa video që tregojnë 'dyndjen' masive të qytetarëve nga rrethet e tjera drejt Tiranës.

Një qytetar shkruan se Policia ka vendosur tre postblloqe dhe nuk lejon asnjë makinë të kalojë në Tiranë.

Ai shprehet se ka qytetarë që kanë halle e probleme dhe iu duhet me patjetër të lëvizin drejt kryeqytetit, mirëpo këtë gjë nuk e ka menduar Rama, i cili urdhëroi një ditë më parë se nuk do lejohen të hyjnë automjete në zonat e kuqe.

Qytetari shprehet se nuk janë lejuar të shkojnë në kryeqytet as me autorizim.

Nuk dihet se edhe sa do vijojë ky urdhër për mos-lejimin e kalimit të automjeteve drejt zonave të kuqe.

Ky urdhër erdhi pikërisht në një moment kur ndodhi shembja e Teatrit Kombëtar dhe shoqëria civile dhe artistët do të zhvillojnë një protestë sot në orën 16:30.

Ai shkruan:

Prsh joq! 3 postoblloqe ne elbasan. Nuk lejojn asnje lloj makine te kaloj ne tirane. Se kane halle robt se skan. Nuk na len as me autorizim asgje