JOQ Albania
Home

Vendoset përfundimisht fati i La Ligës, ekipet do zbresin në fushë çdo 72 orë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/05/2020 15:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Spanja do lejojë rinisjen e aktivitetit në futboll. Skuadrat kanë nisur stërvitjen individuale, ndërsa tani pritet edhe zyrtarisht rikthimi në fushë.

Fillimisht do të lejohen stërvitjet në grup e më pas më datë 20 qershor planifikohet të luhet ndeshja e parë pas ndalesës së stërgjatë për shkak të masave për mospërhapjen e koronavirusit.

“AS” jep edhe detaje mbi organizimin dhe zhvillimin e ndeshjeve. Prestigjozja spanjolle bën të ditur se nëse sezoni nis më 13 qershor, do të luhet çdo ditë futboll, me skuadrat që duhet të kenë 72 orë kohë nga ndeshja në ndeshje.

Synimi i krerëve të futbollit spanjoll është që sezoni të mbyllet më 29 korrik, në mënyrë që skuadrat të përgatiten për Ligën e Kampionëve që luhet në gusht.

Ky plan është hartuar nga ana e Federatës dhe përfaqësuesve të presidencës së La Liga dhe ditët e ardhshme, bashkë me protokollin do të marrë një përgjigje finale nga ana e qeverisë.