JOQ Albania
Home

Rrëfimi unik i Apiah: Gatuzo erdhi për të më thyer dhëmbët
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/05/2020 13:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para disa vitesh, Seria A ishte shumë më ndryshe se sot. Futbollistët ishin më burrërorë dhe i përjetonin më shumë ndeshjet.

Njëri orej tyre ishte edhe ish-mesfushori ganez, Stefen Apiah, i cili ka luajtur me Breshan dhe Juventusit duke u dalluar për kualitetin e tij në fushën e lojës.

Së fundmi, ai ka rrëfyer një episod tepër intereasant, teksa e ka cilësuar Xhenaro Gatuzon, si futbollistin më të vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë. 39-vjeçari tregon se si ish-futbollisti i Milanit, shkoi për t’i thyer dhëmbët pas ndeshjes.

Apiah u shpreh:

Xhenaro Gatuzo erdhi për të më thyer dhëmbët në fund të ndeshjes. Nuk ishte e mundur ta kaloje me top. Lojtari më i vështirë për tu përballur ishte pikërisht Gatuzo. E takova kur isha akoma duke luajtur te Udineze. Ishte kundër Salernitana, një ekip nga Italia e Jugut, ku Gatuzo në atë kohë luante. Ai ishte me të vërtetë më i vështiri, ngjante si Emerson, Albertini dhe shumë të tjerë”.