JOQ Albania
Home

Pritja e tifozëve merr fund, sot zbret në fushë Bayern Munich
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/05/2020 10:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bundesliga gjermane sot do të vazhdojë me dy ndeshje të tjera të javës së 26-të. Sigurisht, e gjithë vëmendja shkon te kampionët në fuqi, Bayern Munich.

Para ndeshjes së Bayern, duke nisur ora 15:30, Koln do të përballet me Mainz. Në letër, skuadra e Koln, e cila është pritëse, shihet favorite për tri pikët.

Më pas, në orën 18:00, në kryeqytetin e Gjermanisë, Union Berlin pret gjigantët e Bayern Munich

Bavarezët kërkojnë tri pikët medoemos, pasi fitorja e djeshme e Dortmund lë diferencën në vetëm 1 pikë.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e dy ndeshjeve që pritet të kenë vëmendje të madhe, pasur parasysh se janë të vetmet që luhen në top pesë ligat evropiane.