JOQ Albania
Home

“Europa Nostra” reagon për Teatrin: Ditë e trishtë për demokracinë në Shqipëri dhe Europë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 17/05/2020 9:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Europa Nostra, ndër organizatat përkrahëse për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, reagoi me një mesazh në Twitter pas shembjes së godinës.

Kujtojmë se Europa Nostra e kishte shpallur Teatrin Kombëtar mes 7 godinave të rrezikuara në Europë dhe madje ofroi fondet e plota për restaurim duke insistuar në ruajtjen e godinës origjinale.

Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Europë. Ditë e trishtuar për Demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Europë. Herët këtë mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistët e shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit Kombëtar.