JOQ Albania
Home

Pamje që të therin në shpirt/ ”Është gjyhna nga i madhi Zot”, 92-vjeçarja e ngarkuar me dru në shpinë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16/05/2020 19:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gratë shqiptarë kanë qenë gjithmonë simbol force. Së fundmi në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, ku shikohet se si një grua e moshuar kishte ngarkuar në shpinën e saj drunj.

Qytetari që ka nisur videon pranë redaksisë së JOQ Albania thotë se gruaja e moshuar ishte plot 92 vjeçe.

Më tej ai ka thënë se e moshuara kishte në shpinë një stivë me dru që peshonte disa dhjetra kilogramë.

Siç shikohet edhe në video atë e kanë ndihmuar disa burra, që e kanë marrë në makinë e tyre dhe e kanë çuar deri në derën e shtëpisë.

Burri në video thotë:

Kape mor ndihmoje se është gjyhna i të madhit Zot. Kape mor t’i çojë në bagazh.

Këtë herë gruan e moshuar e kanë ndihmuar disa burra, po herët e tjera kush do ta ndihmojë?! Pamjet e saj tregojnë se në cilin realitet të trishtë dhe të hidhur jetojnë gratë shqiptare.