JOQ Albania
Home

Futbollistët e Dordmundit bëjnë gjestin e veçantë, kërcejnë me tifozët “fantazmë’ në fundin e ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/05/2020 18:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas 2 muajsh pezullim, Bundesliga gjermane la pas frikën dhe u rikthye sot sërish në fushë duke luajtur javën e 26-të të kampionatit. Nga të gjitha ndeshjet, spikati derbi mes Dortmundit dhe Shalkes që u fitua nga vendasit me rezultatin 4-0.

Pavarësisht spektaklit në fushën e lojës, ata që mungonin ishin pikërisht tifozët, të cilët gjithnjë i japin një tjetër frymë futbollit. Megjithatë, edhe pse i i boshatisur, lojtarët e Dordmundit sërish kanë ndjekur rutinën e tyre të përhershme pas përfundimit të ndeshjeve: përshëndetja e tifozëve.

Futbollistët i janë drejtuar tribunës pas porte dhe kanë nisur spektaklin në stadiumin e boshatisur, duke duartrokitur e duke kërcyer me “tifozët fantazmë”. Duke ditur dashirë dhe pasionin e zjarrtë që tifozët e Dortmundit kanë për klubin e tyre të zemrës, me siguri që i janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë nga banesat e tyre.