JOQ Albania
Home

Bundesliga nis me spektakël/ Dordmundi shkatërron Schalken, Haland një ‘përbindësh’
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/05/2020 17:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bundesliga gjermane ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Borussia Dortmund ka shkatërruar Schalken me rezultatin 4-0 brenda në shtëpi.

Verdhezinjtë arritën një fitore bindëse, me rezultatin e thellë duke marrë tri pikët e radhës në kampionat, të parat pas pezullimit të futbollit nga pandemia Covid-19.

Goli i parë në këtë takim erdhi vetëm 28 minuta pas fillimit të ndeshjes, kur Erling Haaland shfrytëzoi asistimin e Thorgan Hazard dhe i dha epërsinë skuadrës së Lucien Favre.

Dortmund gjeti golin edhe një herë tjetër në pjesën e parë, një minutë para fundit të 45 minutëshit, me anë të Raphael Guerreiro.

Me lojën e zhvilluar, skuadra e Favre linte përshtypjen se nuk kishte ndalur fare stërvitjet, kur në kundërsulmin e minutës së 49’, Thorgan Hazard shënoi për 3-0.

Rezultatin final e vendosi portugezi Guerreiro, i cili me golin e dytë personal në minutën e 63’, vendosi shifrat 4-0.

Me fitoren e sotme, Dortmund tashmë shkon në 54 pikë për vendin e dytë në klasifikim, duke iu afruar Bayern Munich në një pikë diferencë. Nga ana tjetër, Schalke 04 mbetet në kuotën e 37 pikëve.