JOQ Albania
Home

Kapiteni i Watford refuzon të luajë futboll: Le të mos më paguajnë, kam qenë i varfër edhe më parë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/05/2020 16:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një kampionat që mezi pret rikthimin e futbollit është edhe Premier League. Kampionati anglez po mendon të rifillojë garën pas ndërprerjes së koronavirusit, sigurisht nën masa të rrepta sigurie.

Megjithatë, jo të gjithë janë dakord për rifillimin e kampionatit. Një nga zërat më të fortë kundër rifillimit të futbollit ka qenë kapiteni i Watford, Troy Denney.

Ai kërkon të mos zbresë në fushë ndërsa thekson se për të është dakord nëse nuk e paguajnë pasi ka qenë i varfër edhe më parë.

Troy tha:

Nëse kam ndjesinë se mund të rrezikoj familjen time, atëherë nuk do ta bëj. Nuk rikthehem të luaj, nuk dua të vendos familjen në risk. Çfarë do të më bëjnë, nuk do të më paguajnë? Unë kam qenë edhe më parë i varfër, ndaj nuk më shqetëson ky aspekt.