JOQ Albania
Home

Rifillim më perfekt nuk mund të kishte, Bundesliga starton me Dortmund-Shalke
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/05/2020 14:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pritja merr fund dhe nesër rifillon zyrtarisht Bundesliga gjermane pas thuajse 2 muajsh ndërprerje për shkak të koronavirusit. Gjithçka nis me javën e 26-të dhe në orën 15:30 luhen disa super sfida.

Natyrisht ajo që spikat më shumë nga të gjitha është përballja, Dordmund-Shalke 04.

Në Gjermani e cilësojnë si një nga derbit më të ashpër ndër vite e gati-gati më të dhunshmin. Dortmund-Shalke ka qenë gjithmonë një ndeshje e ndezur e me tension mjaft të larte.

Dy grupet e tifozëve kanë qenë dhe mbeten mes rivalët më të mëdhe nj që futbolli gjerman ka njohur. Nuk bëhet fjale thjesht për një ndeshje normale, por për një hakmarrje dhe një kthim restoje vit pas viti.

Për fatin e keq, nesër ajo do luhet në një stadium të zbrazur dhe të gjithin pa tifozë. I sigurt është fakti se spektakli në fushën e lojës është i garantuar.