JOQ Albania
Home

U largua nga Ferrari, Sebastian Vettel refuzon marrëveshjen me McLaren
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/05/2020 17:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sebastian Vettel është piloti që ka marrë vëmendjen më të madhe në Formula 1 gjatë ditëve të fundit. Katër herë kampioni i botës në Formula 1 ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Ferrarit, pas fundit të këtij sezoni.

‘Kokëkuqja’ reagoi menjëherë dhe arriti marrëveshje me Carlos Sainz, i cili konsiderohet edhe piloti i së ardhmes.

Flitej për një ‘shkëmbim’ që do ta dërgonte Vettel te McLaren, por gjermani ka refuzuar një gjë të tillë.

‘F1-Insider’ raporton se Vettel e ka refuzuar kategorikisht një marrëveshje me McLaren.

Makina e britanikëve thuhet të mos ketë bindur pilotin gjerman. Ndërkohë, ka raportime që thonë se Sebastian Vettel mund të kalojë te Mercedes, ku është edhe më i miri i F1 aktualisht, Lewis Hamilton.