JOQ Albania
Home

Kaos te klubi turk i futbollit, tetë të infektuar nga koronavirusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/05/2020 17:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbolli turk do të rinisë më 12 qershor , por situata te klubet e këtij shteti nuk duket fort e mirë. Nga Turqia raportohet se Erzurumspor BB, ekip që garon në divizionin e dytë po përballet me një situatë kaotike të krijuar nga koronavirusi.

Ndërkaq, sot është përkeqësuar situata dhe Besiktas është goditur keq nga COVID-19. Klubi i famshëm turk, ka lajmëruar infektimin e 8 personave. Nuk bëhet e ditur nëse janë të gjithë futbollistë apo pjesëtarë të stafik teknik e klubit.

Tekin Kerem Ulku mban postin e doktorit të Besiktas dhe ka deklaruar në një komunikatë zyrtare se të gjithë anëtarët e klubit i janë nënshktruar testeve.

Besiktas renditet në vend të pestë të Superligës turke. Bardhezinjtë numërojnë 44 pikë dhe vendi i parë, që ndahet mes Trabzonspor dhe Basaksehir, ndodhet nëntë pikë larg, kështu që objektivi primar mbetet kualifikimi në Europa League.