JOQ Albania
Home

Kylian Mbappe kopjon festimet e Ronaldos kur shënon gola?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/05/2020 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që Kylian Mbappe është sot për sot futbollisti më premtues në botë, teksa tifozët presin që ai të jetë pasuesi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Mbappe është vetëm 21 vjeç dhe tashmë ka arritur suksese të mëdha, duke e fituar një herë edhe Kupën e Botës me Francën.

Ylli i PSG nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për Cristiano Ronaldon, sa edhe festimet duket se i bën në stilin e tij.

Përmes disa fotografive të postuara në internet, vërehet lehtë se si Mbappe ka imituar festimet e idhullit të tij.

Ndoshta, Mbappe nuk do të ketë mundësinë të luajë në të njëjtën skuadër me Ronaldon, por mund të jetë pasuesi i vërtetë i tij te Real Madrid nga vera e ardhshme.