JOQ Albania
Home

Drejtori sportiv i klubit të Serisë A infektohet me koronavirus
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/05/2020 23:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur është vendosur që Seria A të rikthehet zyrtarisht më 13 qershor, situata vazhdon të mos jetë optimiste sa i përket rasteve të reja me koronavirus në futbollin italian.

Kështu, është zbuluar sot se drejtori i klubit të Fiorentinës Daniele Prade është njëri prej 7 pjesëtarëve të klubit “vjollcë”, të cilët rezultuan së fundmi të infektuarme koronavirus.

“Sky Sport Italia” zbuloi emrin e zyrtarit të klubit të Fiorentinës, i cili u infektua së fundmi me koronavirusi, megjithëse klubi ka vendosur të mos publikojë emrat e 3 futbollistëve, 3 pjesëtarëve të stafit teknik dhe drejtorit të klubit.

Megjithatë, "Sky" do të transmetojë shumë shpejt një intervistë me Daniele Praden, për të mësuar se si ai po kurohet nga koronavirusi.

Duhet theksuar se nëse situata përkeqësohet gjatë ditëve në vijim, gjithçka mund të ndryshojë dhe rifillimi i kampionatit të vihet sërish në dyshim.