JOQ Albania
Home

Jurgen Klopp zgjedh të preferuarin e tij mes Ronaldos dhe Messit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/05/2020 9:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jurgen Klopp njihet nga të gjithë si një trajner i drejpërdrejtë në deklaratat e tij dhe asnjëherë nuk i bie rrotull. Megjithatë, së fundmi edhe ai është zënë pak ngushtë, kur është pyetur se cilin zgjedh mes Ronaldos dhe Messin.

Natyrisht, i vënë para një zgjedhje të vështirë, Klopp ka deklaruar se preferon Lionel Messin para Ronaldos, ndërsa u dha lëvdata të dyve për epokën e tyre të dominimit, i cila i ka parë ata të fitojnë 11 "Topa të Artë" të dy bashkë (Pesë Ronaldo dhe gjashtë Messi).

Klopp u shpreh:

Për mua Messi, por edhe Ronaldon e admiroj. Ne kemi luajtur kundër të dyve tashmë dhe të dy janë pothuajse të pamundur për t’u ndalur. Messi më pëlqen pak më shumë në fushë, por kjo nuk do të thotë që Cristiano nuk është një lojtar brilant."