JOQ Albania
Home

Merr tatëpjetën karriera e 17-vjeçarit të Lazios që ngjasonte si 42-vjeç
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2020 17:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E mbani mend Joseph Minalën, futbollistin e çuditshëm afrikan që Lazio e transferoi në sezonin 2014? Debatin e fortë e shkaktoi paraqitja e tij pasi ai duket mjaft i plakur për të qenë 17-vjeç.

Ai u u bashkua me Lazion si një talent me prespektivë, por menjëherë u akuzua se mosha e tij ishte shumë herë më e madhe nga sa ishte deklaruar. Më 4 prill të vitit 2014, Minala e bëri debutimin në skuadrën e parë laziale duke mbajtur numrin nëntë në fanellë. Megjithatë, karriera e tij nuk pati shkëlqimin që pritej.

Pasi kishte bërë vetëm tri paraqitje në Serie A në edicionin 2013/14, Minala ishte huazuar te klubet nga Serie B si Barri e Latina. Atje ai kaloi tri sezone te Salernitana, derisa klubi kishte opsionin që të transferonte atë përfundimisht. Sidoqoftë, duke parë formën e tij në sezonin e fundit, ata erdhën në përfundim se nuk duan të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Ai u rikthye te Lazio, por në dhjetor sërish u huazua, tani te klubi kinez Qingado Huanghai. Minala aktualisht është 23-vjeçar, ndërsa dikush në Wikipedia i ka ndryshuar moshën atij, duke e bërë 43 vite dhe sërish duke mos e lënë të qetë.

Në të vërtetë, Minala është duke dështuar që të përmbushë potencialin që pritej nga ai. Ai po ashtu kishte arritur t’i bënte dy paraqitje me grupmoshat U23 të Kamerunit, e fundit ishte për të në vitin 2015.

Kontrata e tij me Lazion skadon në verën e vitit 2021 dhe do të ishte diçka befasuese nëse të kaltërit vendosin t’i vazhdojnë kontratën e tij dhe ta mbajnë në "Stadio Olimpico", por kjo ka shumë pak shanse që të ndodhë dhe atij do i duhet të gjejë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën.