JOQ Albania
Home

“Peshkaqeni” Nikolin Jaka “gllabëron” 55 milionë lekë për dy ditë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11/05/2020 23:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dhe ja ku del Nikolini! Përsëri ai! Ashtu, i heshtur dhe pa fjalë, kap 55 milionë lekë dhe i fut me kujdes në xhepin e tij të madh. A i mban dot një xhep i zakonshëm 53 milionë lekë do të thoni ju? Një xhep i zakonshëm ndoshta jo, por ai i Nikolinit… ehaaa. Duhet të jetë mjaft i zoti në shërbimet që i ofron Rilindjes përderisa merr një shumë të tillë të majme kollaj fare dhe brenda dy ditësh.

Kështu sipas të dhënave publike, rezulton se më datë 08.05.2020 është ekzekutuar pagesa nga Thesari për kompaninë SORI-AL SHPK me një vlerë prej 2,939,234 lekë të reja, ose gati 30 milionë lekë të vjetra. Këto para kanë shkuar në xhepin e Nikolin Jakës me arsyen e shërbimit të gatimit në Spitalin Psikiatrik Vlorë. Po atë ditë, pra 08.05.2020 Nikolinit nuk i kanë mjaftuar 30 milionët por ka marrë edhe 1,937,467 lekë të reja shtesë, ose gati 20 milionë lekë të vjetra të tjera. Edhe kësaj rradhe paratë i janë futur në xhep nga Thesari për Spitalin Psikiatrik Vlorë, por kësaj rradhe jo për gatim por pastrim dhe gjelbërim. Bukur ë? Ja ku u bënë 50 milionë me një dorë.

Po pse, u ngop Nikolini do thoni ju? Sigurisht që jo. Sepse pikërisht në datë 07.05.2020 është egzekutuar një tjetër pagesë po në favor të tij, në shifrat 499,833 lekë të reja, ose rreth 5 milionë të vjetra. Kësaj rradhe paratë janë dhënë nga Sanatoriumi në Tiranë më motivin ushqim katering. Të treja këto pagesa i janë dhënë shoqërisë SORI-AL SH.P.K. në pronësi të gruas së tij, Alma Tafani. Hallall plako!