JOQ Albania
Home

‘’Është mbytur një 63-vjeçar’’, shqiptari: Po ia kërkojnë trupin familjarët, policia s’ka sjellë as polumbarë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10/05/2020 17:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar ka shkruar gjatë pasdites së sotme pranë redaksisë së JOQ Albania. Në mesazhin e tij ai shkruan se është mbytur një 63-vjeçar dhe policia nuk ka dashur t’ia dijë fare.

Sipas asaj që shkruan, në datën 5 maj është mbytur në lumin Drin një banor i fshatit Rreth-Kale dhe se akoma nuk është gjetur trupi i tij.

Më tej ai ka shkruar se policia që është në drejtimin e ministrit Sandër Lleshi, nuk ka sjellë as polumbarë për të kërkuar trupin e 63-vjeçarit.

Janë familjarët e 63-vjeçarit ata që po e kërkojnë trupin dhe si ka shkruar qytetari në mesazhin e nisur pranë JOQ Albania policia nuk ka shkruar të pyesë e kanë gjetur apo jo.

Mesazhi i plotë:

Esht mbytur nje 63 vjecar. Edhe shteti nuk do me ja dit o vlla A jan gjall a kan vdek. Ka 1 jave Shteti sdo me ja ditur fare. As nuk jan afruar te pyesin a e kan gjet a jo. Ne daten 5 maj eshte mbytur ne lumin Drin banori i fshatit Rrethkale, Njesia Muhurr, Diber, shtetasi S. Ll. 63 vjeç. Akoma nuk eshte gjetur trupi i tij. Policia e Dibres nuk ka bere asnje kerkim per gjetjen e tij, nuk ka sjelle as polumbar per kerkimin e tij. Per momentin po kerkohet vetem nga familjaret e tij.

Foto ilustruese