JOQ Albania
Home

UKT e Erion Veliaj-t i jep 815 milionë lekë për konsulencë drejtorit të Belinda Ballukut
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09/05/2020 23:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tashmë çdo gjë bëhet hapur dhe askujt nuk i intereson të fshehë gjurmët. Në rastin konkret, SH.A. UJËSJELLËS KANALIZIME TIRANË në varësi të Erion Veliaj-t i ka dhënë një tender prej plot 815 milionë lekë të vjetra me TVSH kompanisë që zotërohet nga një drejtor drejtorie në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Belinda Balluku-t.

Njoftimi i fituesit është publikuar në buletinin e datës 4 maj 2020. Procedura e prokurimit është: Hartimi i projekt- preventivit të zbatimit me objekt : Furnizimi me ujë 24 h për sot dhe për një perspektive 25-vjeçare të qytetit të Tiranës nëpërmjet Unazës së presionit mbështetur në studimin e masterplanit të zhvillimit teknik dhe strategjik nga Budapest WaterWorks dhe Lorenco & Co“.

Fituese është shpallur shoqëria “Instituti Dekliada Alb” SH.P.K. me administrator Devis Hasalami. Duke hulumtuar të dhënat publike të shoqërisë rezulton se pronar me 100% të aksioneve është Mehmet Hasalami.

Ky i fundit rezulton se aktualisht punon në Drejtorinë e Programeve të Zhvillimit në Fushën e Minierave dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që drejtohet nga Belinda Balluku.

Është e pakonceptueshme se si mund të shpenzohen rreth 815 milionë lekë të vjetra vetëm për konsulencë dhe për më tepër këto para t’i dhurohen drejtorit të Belinda Ballukut. Do thoni ju kushedi sa kapital gjigand ka kjo kompani që ka fituar qindra miliona vetëm për konsulence? E pra, këtu qendron çudia tjetër... Kompania ka kapital vetëm 1 milionë lekë të vjetra. Gallatë apo jo?

Nëse i referohemi fjalëve të Erion Veliaj-t, nuk do ishte çudi që këtë këshillë të vlefshme për UKT ta ketë dhënë edhe këshilltarja më e mirë tyre, përkatësisht Mira Kazhani që merrte çdo muaj 830 mijë lekë të vjetra rrogë. Kush e di?