JOQ Albania
Home

Futbollisti i Teutës shfryn ndaj Ilir Beqajt: Specialist i vjedhjes dhe i midhjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2020 18:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duke parë situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi ynë për shkak të koronavirusit, në "ndihmë" po vjen vazhdimisht ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili jep vazhdimisht ide se ta përballojnë shqiptarët këtë krizë.

Sugjerimet e tij nisin nga fikja e dritave në shtëpi dhe arrijnë deri te ulja e pensioneve. Megjithatë Beqja, si një "gjithollog" ka provuar të japë disa ide edhe për futbollin shqiptar.

Ai ka deklaruar se do ishte më mirë të mendohej për sezonin e ardhshëm sesa për rinisjen e këtij aktual, duke shtuar se vështirësitë do të jenë të mëdha.

Por, kjo deklaratë e Beqajt, ka gjetur një reagim të ashpër nga futbollisti i Teutës, Sherif Kallaku, i cili ka shpërthyer ndaj ish-ministrit nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Kallaku shkuruan:

Një përgjigje sportive për gjithollogun ish-Ilir Beqjan! Pasi e ndriti Ministrinë e Shëndetësisë duke i ofruar burrave vizita falas për kancerin e gjirit, na dha mend se një familje shqiptare mund të kalojë muajin me 25.000 lekë. Pasi dha miliona euro tendera ‘check-up’, foli edhe për pensionistët. Pasi nuk e pa***-i kush, tani pa*** do të japë mend edhe për futbollin. Në fakt nuk ka faj pasi vetë është profesionit në sportin e vjedhjes, midhjes dhe check-up-it!”