JOQ Albania
Home

Interi dhe Milani bëjnë gati shpenzimin stratosferik për “San Siron” e ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2020 17:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Impianti legjendar, "San Siro" do t'i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor për t'u shndërruar në një nga stadiumet më modernë në botë.

Dy klubet e Milanos, Interi dhe Milani kanë dorëzuar edhe projektin e tyre në tryezën e autoriteteve të bashkisë së Milanos.

E pamjet e para të lënë vërtetë pa fjalë, duke sjellë një investim biliona eurosh që duket sikur nuk i përket kësaj bote.

Pjesë e planit është edhe ndërtimi i një qendre të madhe sportive si dhe të qendave argëtuese.

Kostot do të jenë stratosferike për arkat e dy klubeve të njohura italiane, por është një projekt që do i sjellë mbrapsht fitimet në të ardhmen, si dhe prej tij përfitues do të jenë edhe qytetarët e Milanos.

Ndikim do të ketë edhe në ekonominë e qytetit, teksa për vënien në jetë të këtij plani do të hapen shumë vende pune. Pritet që së shpejti projekti të vihet në zbatim.