JOQ Albania
Home

Sezoni do mbyllet në fushë, në Itali janë gati për rikthimin e futbollit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2020 11:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Itali mezi presin rifillimin e futbollit dhe duan që sezoni të mbyllet patjetër në fushë, pavarësisht se ky shtet ka qenë nga më të goditurit në botë nga koronavirusi.

Së fundmi është zhvilluar një mbledhje mes Komitetit tekniko-shkencor të qeverisë italiane dhe Federatës Italiane, ku është diskutuar kthimi në fushën e lojës, por edhe duke evituar probleme që mund t’u lindin lojtarëve.

Sipas asaj që është mësuar nga mediat italiane, ideja është që gjithçka të fillojë me Serinë A në fushë, për të vazhduar më pas me Serinë B e ndoshta me Serinë C.

Sa u përket ligave më të ulëta, në Itali janë të ndërgjegjshëm se nuk mund të përmbushin kushtet e kërkuara të sigurisë shëndetësore, ndaj ato po shkojnë drejt mbylljes.

Ndërkohë është diskutuar edhe për shtrirjen e ndeshjeve në kohët e duhura për të mos rrezikuar shëndetin e lojtarëve gjatë periudhave të nxehta.

Parimisht, është rënë dakrod që kalendari të studiohet edhe për një zgjatje të mundshme përtej javës së pare të gushtit, në mënyrë që lojtarët të mund të jenë të qetë edhe në këtë aspekt dhe të mos sforcohen me sfida të ngjeshura.