JOQ Albania
Home

Makthi i koronavirusit pushton edhe futbollin, te Milani dalin 4 raste pozitivë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2020 14:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjitha ekipet e Serie A janë kthyer në stërvitje dhe së shpejti pritet rikthimi i futbollit. Por, sipas protokollit të miratuar më parë të gjithë futbollistët dhe stafet teknike duhet t’i nënshtroheshin testit për koronavirusin.

Rezultatet deri tani nuk kanë qenë aspak shpresëdhënëse pasi po kofirmohen shumë raste të reja. Pas Torinos, Fioretinës dhe Sampdorias, makthi i virusit Covid-19 pushton edhe Milanin.

“Corriere dello Sport” në edicionin e sotëm, raporton se edhe te Milani ka pasur 4 raste pozitive me koronavirus, megjithëse pritet të mësohet sa prej tyre janë lojtarë dhe sa pjesëtarë të stafit teknik.

Pavarësisht se ky lajm është dhënë nga burimi i sipërpërmendur, asgjë nuk është konfirmuar nga klubi dhe nuk dihet sa i vërtetë mund të jetë.

Fiorentina kishte 6 raste pozitive në ekip, ku 3 ishin lojtarë dhe 3 të tjerë anëtarë të stafit teknik, ndërsa Sampdoria kishte 4 raste, të cilët tashmë duhet të shkojnë dhe të qëndrojnë në karantinë.