“DORA SEKRETE” në ndihmë të shqiptarëve të varfër, bamirësi pa propagandë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.05.2020, 14:33

PREZANTIM

Të bësh mirë pa propagandë në ditët e sotme, është thuajse një mision i pamundur...

Jetojmë në ditë të vështira, ku bamirësia përdoret për propagandë nga vetë shteti, i cili 'nënçmon' dhe "poshtëron" të varfërit duke i tallur me dy pako makarona, një sheqer e një oriz, a thua se me këto ndihma ushqimore mbaruan hallet e familjeve në nevojë.

Ajo që vret më shumë është show që vjen nga pas, ku është e pamundur që çdo bamirësi të mos reklamohet në rrjetet sociale, ku të varfërit denigrohen publikisht teksa filmohen.

Ndërkohë, në këtë lëmi mbizotëruese të bamirësisë 'false', me qëllim kryesor jo ndihmën ndaj të varfërve por propagandën, çdo kush do të dëshironte që e gjithë ky "show me nevojtarët" të merrte fund.

Çfarë është nisma jonë dhe si lindi?

Mirëpo, për fat të mirë, ekzistojnë edhe nisma apo individë në gjendje të mirë ekonomike ose thjesht persona që kanë dëshirë të dhurojnë pavarësisht nga bollshmëria e të ardhurave të tyre, të cilët nuk kanë si qëllim kryesor dukjen, por promovimin e punëve të mira si "dorë sekrete", pa reklamë nga pas, por vetëm me synimin për të bërë mirë pa qenë nevoja të merret vesh publikisht.

E tillë është edhe "DORA SEKRETE", një nismë anonime, e cila ka synon të promovojë gjestet humanitare të shqiptarëve ndaj njerëzve në nevojë, pa përfshirë propagandën në mes. "DS" synon të jetë një hapësirë dedikuar njerëzve të varfër dhe në nevojë dhe të gjithë atyre që kanë mundësi për t'i ndihmuar ata.

Teksa varfëria në vend vijon të mbretërojë në mijëra familje shqiptare, numri i të cilave sa vjen e shtohet nga dita në ditë, pasi kriza ekonomike sa vjen e thellohet më tej, një nismë e tillë do të shërbejë që të njerëzit në nevojë të kenë një dritare ku të ndajnë hallet dhe shqetësimet e tyre, me shpresën se ka ende shumë shqiptarë të mirë që do t'i ndihmojnë ata.

Ashtu siç citohet dhe një shprehje nga Librat e Shenjtë:"Kur të japësh lëmoshë, e majta jote të mos dijë se ç'bën e djathta", e një gjë të tillë synon edhe Dora Sekrete, pasi kjo është e vetmja formë bamirësie, e cila mund të cilësohet si e sinqertë dhe e pastër.

"DS" lindi si një nismë e administratorëve të JOQ ALBANIA, dedikuar rasteve të pafundme për ndihmë që mbushin mesazhet tona çdo ditë në rrjetet sociale. Qëllimi i kësaj nisme është: Që të paktën atë që nuk e bën shteti për shqiptarët e varfër, të munden ta realizojnë ata për njëri-tjetrin.

Për të gjithë ata që janë dhe do bëhen pjesë e DS me anë të bamirësive të tyre, synimi është një: NDIHMA PËR TË VARFËRIT!

Kriteret që duhet të përmbushin rastet që do të përzgjidhen për publikim/ Si funksionon?

Mekanizmi i DS është tejet i thjeshtë: Bamirësi lokalizon atë që është në nevojë për ndihmë dhe e anasjellta.

Thirrjet për ndihmë do të jenë në mënyrë të vazhdueshme të publikuara në rrjetet tona sociale tek faqet zyrtare të DORA SEKRETE në Instagram dhe Facebook.

Nevojtari duhet të dërgojë një përshkrim të shkurtër të historisë së jetës, numrin e anëtarëve prej të cilëve përbëhet familja e tij dhe nëse është në marrëdhënie pune, pra çfarë burimi të ardhurash ka. I gjendur në kushte të vështira ekonomike, fizike apo jetese, domosdoshmërisht duhen bashkangjitur foto si provë vërtetuese të gjendjes së tij aktuale.

Të gjitha rastet do të shqyrtohen dhe do përzgjidhen nga stafi i DS për t'u publikuar për ndihmë, e më pas do të kontaktohen nga mirëbërësit që zgjedhin t'i ndihmojnë.

Fatkeqësisht familje në varfra në vendin tonë ka pafund dhe bamirësia nuk mund ta zhdukë mjerimin, por vetëm të përpiqet, me dëshirën e mirë, ta lehtësojë atë.

Instagram: dorasekrete

https://www.instagram.com/dorasekrete/

Facebook: Dora Sekrete

https://www.facebook.com/Dora-Sekrete-107898230589573/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARDfyqfyVKlmZb5RFXUnjgIr8GhIcQ80LA0KvhmF53AkIL4HEgnFx2V4FHVWCQvfX9y3rTyKUM6wAnNH

"DORA SEKRETE", nismë e JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit